Përfundon takimi historik Trump-Putin

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vlladimir Putin në Helsinki ka përfunduar pas dy orë e dhjetë minuta, shkruan Reuters.

Bota

16/07/2018 16:19

Takimi që ishte planifikuar të zgjas 40 minuta ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa ka filluar me 55 minuta vonesë për shkak të presidentit rus.

Presidenti amerikan pas takimit ka thënë shkurt “Gjithçka filloi mirë” pas së cilës të dy presidentët kanë shkuar së bashku në drekë.