Përfundon sezona e verës – artistët shqiptarë tregojnë momentet e veçanta!

Sezona e verës ka qenë e mbushur me projekte dhe bashkëpunime të shumta ndërmjet artistëve shqiptarë pasi tashmë dihet se vera është një nga stinët më të angazhuara andaj edhe këngëtarët nuk po ndalen me prurje të reja.

ShowBiz

25/08/2018 14:53

E përveç këngëve të suksesshme këngëtarët i gëzohen kësaj sezone edhe për koncertet që mbajnë përreth trojeve shqiptare apo edhe më gjerë, shkruan lajmi net.

Edhe këtë vit, shumë nga emrat e njohur të skenës nuk kanë munguar në mbrëmje, koncerte e disa prej tyre padyshim se kanë zgjedhur edhe ahengjet familjare. Kur jemi tek dasmat një pjesë e madhe e estradës kanë preferuar të jenë më prezent në ahengje të tilla për shkak të përfitimeve të mëdha, ani pse nuk i përkasin atij zhanri.

Duke qenë se vera tashmë ka mbaruar bashkë me të kanë mbyllur sezonin edhe gjysma e artistëve ku paralajmërimin e bën edhe në rrjete sociale e që falënderuan të gjithë fansat e tyre. Nga ana tjetër, ka prej atyre këngëtarëve që kanë qenë të heshtur gjatë këtij viti duke u fokusuar më shumë në jetën private apo edhe në familje. Madje, ata nuk sollën asnjë projekt të ri muzikor duke i lënë hapësirë këtyre të rinjëve.

Karakteristikë e projekteve të lansuara kohëve të fundit lirshëm mund të thuhet se kanë qenë edhe dissat që iu bënë njëri-tjetrit, posaqërisht tek këta të rinjët që debutuan fuqishëm në tregun muzikor. Fero, Tayna dhe Rina janë reperët që u komentuan qoftë për projekte apo edhe për deklaratat e tyre.

Sido që të jetë, lajmi.net, ka kontaktuar me disa nga artistët më të angazhuar për këtë verë të cilët shpalosën detaje rreth koncerteve apo momenteve të veçanta që kaluan. DJ Pm, Uki The SoulKid, Grupi FAMA, FERO, Engjëllusha Salihu, Labinot Tahiri, Baboo Darabuka janë disa prej tyre.

DJ PM

https://www.instagram.com/p/BkAgitanSjm/?hl=en?&taken-by=djpm_

DJ Dagz dhe DJ Pm së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin me reperin Elinel “Gangsta”. Ky projekt dhe të tjerët kanë bërë që dyshja të kërkohet mjaft shumë në mbrëmjet argëtuese si dhe në ngjarjet e ndryshme. Kjo verë i gjeti ata edhe më të fuqishëm pasi janë publikuar edhe shumë hite të mëdha e që në fakt janë materiale primare për ta. DJ PM, ka përshkruar verën si një ndër më të mirat dhe më të suksesshmet për të.

“Kjo verë ka qenë më e mirë se vera e kaluar sa i përket performancave. Performancat kanë qenë shumë më të gjalla se viteve tjera ndoshta edhe shkaku i përvojës ndër vite. Publiku ka qenë gjithmonë gati për atmosferë se pa publik të mirë edhe atmosferë s’kish me qenë në atë nivel sa me qenë neja e mirë, jam prit shumë mirë më kanë respektu. Besoj që i kam knaq me atmosferë dhe kanë qenë të kënaqur me neve. Këtë sezon e kisha ve*u edhe një fakt që edhe këngëtarët kanë pasur këngë të mira sezonale ma shumë se viteve tjera edhe ne kemi pas material më shumë me argëtu publikun dhe masën e pranishme në klube”.

Uki Latifi

https://www.instagram.com/p/BkDk31qBG2N/?hl=en?&taken-by=ukithesoulkid

Për këtë sezonë Uki ka sjell projektin e ri “Ama” që u prit mjaft mirë nga publiku por që në koncerte nuk ka qenë edhe aq i pranishëm. Ndonëse ka realizuar disa këngë Uki tregon arsyen përse nuk kishte performuar dhe cilin qytet të Kosovës e favorizon.

“Këtë verë dukshëm më pak kam qenë aktiv me koncerte për arsye se edhe moti i keq i ka anulu pjesën më të madhe të nejave… si moment që kisha mujt me veçu ndoshta është një mbramje në Gjakovë që njëkohësisht ishte edhe hera e parë që performova në qytetin e Gjakovës. Zakonisht jam shumë i relaksuar para dhe gjatë performancave po atë mbrëmje pata shumë emocione pasi nuk kisha dalë asnjëherë para publikut gjakovar e prej momentit të parë në skenë e deri në fund bashkë me mu. Edhe pritja ka qenë shumë shumë e mirë saqë tash publiku gjakovar janë njo prej më të preferuarve për mu”.

Burak Vehapi- Grupi FAMA

https://www.instagram.com/p/BlVw0aiFxY5/?hl=en?&taken-by=burak.vehapi

Për dallim nga të tjerët, Buraki këtë verë dukshëm ka qenë më i pranishëm në ahengje familjare se sa në mbrëmje apo koncerte muzikore. Ai ka lënë më anash projektet e verës por jo edhe argëtimin e fansave.

“Kjo verë për mua më shumë ka qenë në dasma dhe ahengje familjare nga të cilat jam prit shume mirë. Në dasma për vet faktin që të ftojnë me këndu aty është di*ka e madhe ku edhe pritja është shumë e mirë dhe respekti tejet i madh. Në mbrëmje muzikore gjatë kësaj vere kam qenë i pranishëm tri herë”.

FERO

https://www.instagram.com/p/BmdWTrSAtHz/?hl=en?&taken-by=ferofera

Kur jemi tek reperi nga Gjilani, Fero sezonën e verës ai ka zgjedhur të komentojë vetëm me pak fjalë që për të do të thotë shumë. Në bazë të rrjeteve sociale ai ka qenë i pranishëm pothuajse në të gjitha trevat shqiptare.

“Veni i parë në çdo aspekt, besoj se kjo fjali mjafton me i pershkru krejt senet”, thotë Fero për lajmi.net.

Engjëllusha Salihu

https://www.instagram.com/p/BlDt9sGgtvb/?hl=en?&taken-by=engjellushasalihu

Edhe Engjëllusha Salihu së bashku me nënën e saj, Shyhrete Behlulin janë mjaft aktive në dasma. Dyshja tashmë janë të pandashme të cilat po pëlqehen dhe po priten mjaft mirë nga publiku.

“Edhe kësaj vere kom pas angazhime bashkë me mamin nëper ahengje të ndryshme familjare. Ka qenë si zakonisht një eksperiencë me shumë emocion , shumë e mirë. Pritja prej publikut ka qenë realisht shume e mirë edhe befasuese për mu se normalisht të bon me u ndje shumë më rehat kur t’i performon. E ka edhe pjesen e stresit edhe lodhjes që osht e pashmangshme po mbi te gjitha fatmirësisht kemi kalu shumë mirë nëper të gjitha ndejat që kemi qenë prezente”, tha Engji për lajmi.net.

Labinot Tahiri

https://www.instagram.com/p/Bm0wpVIBAH2/?hl=en?&taken-by=labinottahiriofficial

Këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri prej vitesh është pjesë e skenës muzikore i cili ka argëtuar publikun shqiptar dhe po vazhdon ende. Edhe kjo kohë sezonale për të ishte e stërngarkuar me mbrëmje të ndryshme për të cilat ka falënderuar edhe fansat e tij.

“Në këtë verë e kam kuptuar, se i mungoj skenës shqiptare, i mungoj publikut shumë! Në këtë sezonë, kam kenduar sikurse ne filimet e karrieres sime, kur unë doja me shpirt e zemer te ju them atyre qe ishin pran meje, se Labi e do dhe e çmon muziken sa veten e tij. Kjo verë ishte me plot publik, me plot thirje për emrin tim, dhe aty e pash qe unë i mungoj diskotekave e shume ahengjeve! Thjesht jam mirënjohës për ata qe më mbajnë të gjallë në skenë. Momente te veqanta kam shumë, por ajo me e mira dhe me madheshtorja ishte Darka e Gurbetqarit në Ferizaj! I keni deshmite se si kaluam”.

Baboo Darabuka

https://www.instagram.com/p/BmlhogdjKry/?hl=en?&taken-by=albansejdiu

Fokus i publikut për shumë mbrëmje nuk ka dyshim se janë edhe grupi ‘Baboo Darabuka’. Meqenëse ka shumë vite që argëtojnë njerëzit në ahengje dhe mbrëmje edhe kësaj radhe shprehën mirënjohës dhe falënderues për fansat.

“Edhe ne si shumica e estradës kemi qenë pjesë e mbrëmjeve, koncerteve e dasmave të ndryshme. Performuam në shumë vende të Kosovës përfshirë: Maqedoninë, Preshevën, Bujanocin e Ulqinin,etj. Si çdo vit edhe këtë sezonë kemi qenë shumë të angazhuar dhe i falënderojmë të gjithë ata që na përkrahin vazhdimisht”.

Siç e cekëm më lart, disa nga yjet e njohura nuk i kanë kushtuar rëndësi verës e aq më pak projekteve muzikore. Zanfina Ismaili, Shkurte Gashi, Leonora Jakupi, Fjolla Morina, Besa Kokëdhima nuk sollën asnjë këngë të re të cilat kanë zgjedhur t’i shijojnë mbrëmjet apo edhe të kalojnë kohë me familje. Këto këngëtare i ka përcjell edhe emisioni “MIRAGE”, që është prodhim i lajmi.net.

YouTube player

Përkundër kësaj, nuk duhet lënë pa përmendur edhe ata që depërtuan fuqishëm në muzikë këngët e të cilëve u bënë superhite për një kohë të shkurtër. Në mesin e tyre është edhe reperja nga Prizreni, Tayna që pushtoi publikun me vetëm dy këngët e saj “Columbiana” dhe “Shqipe”. Gjithashtu, Fero dhe Rina u komentuan tejet shumë në rivalitet me kolegët e tjerë.

Si përfundim, vera e sivjetshme ka qenë mjaft produktive për shumë emra të mëdhenj të muzikës shqiptare e për ata që nuk sollën asgjë të re, kanë një arsye të fuqishme që mbase më vonë priten befasi nga ana e tyre. /Lajmi.net/

E.SH