Përfundon qetë protesta kundër Jabllanoviqit (foto)

Mijëra qytetar kanë përfunduar protestën e tyre të mbajtur sot në Gjakovë, kundër ministrit Jabllanoviq.

Lajme

17/01/2015 14:22

Ka përfunduar protesta në Gjakovë e cila është mbajtur në kundërshtim të deklaratës së ministrit Aleksandër Jabllanoviq, i cili i kishte quajtur egërsira protestuesit në Gjakovë.

Mijëra qytetar që kanë marrë pjesë në këtë protestë ka kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit. Protesta ka përfunduar e qetë.


——————————-

Qytetarë të Gjakovës dhe nga e gjithë Kosova, kanë filluar sot protestën e cila është organizuar për të kundërshtuar deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Aleksandër Jablalnoviq. Në këtë protestë po marrin pjesë edhe disa figurat të skenës politike të Kosovës.

Qindra qytetar janë mbledhur në parkun e qytetit të Gjakovës për të protestuar kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq.

Ato po bartin pankarta me mbishkrime “Lista Srbska shporru”, “O me popullin o me Jabllanoviqin, “Jemi kundër fashizmit” dhe shumë mbishkrime tjera.

Turma është duke vazhduar në rrugët e qytetit, ndërkohë në mesin e protestuesve janë edhe ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arberie Nagafci dhe përfaqësues të tjerë politike e institucional.

Ndërkohë, është siguruar edhe teksti për kallëzim penal kundër ministrit Jabllanoviq.

“Kallzim penal kundër Aleksandër Jabllanoviqit, ministër për Kthim dhe Komunitet në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për arsye se me datë 06.01.2015, me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, në deklaratën e tij në televizione publike ka ofenduar rëndë banorët e Komunës së Gjakovës, pa cilësuar me emër ndonjërin i ka quajtur egërsira. Me këtë rast, Aleksandër Jabllanoviq më ka fyer edhe mua si banor i Komunës së Gjakovës prandaj duke na fyer publikisht ai ka kryer vepër penale sipas Nenin 147, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ka shkelur Nenin 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë tekst.

Protestat kundër deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, kësaj radhe është zgjeruar në Këshilli Organizativ, ku pos shoqatës “Thirrjet e Nënave” dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë të përfshira edhe disa OJQ të tjera që veprojnë në Gjakovë dhe Organizatat e dala nga lufta.