Përfundon protesta në Shqipëri, pas katër ditësh mbahet tubimi i rradhës

Ka përfunduar protesta e opozitës në Shqipëri.

Lajme

16/02/2019 16:10

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sapo ka njoftuar përfundimin e protestës, ka thënë se opozita do të rikthehet prap në shesh, raporton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se protesta e rradhës do të mbahet më 20 shkurt.

Duke folur para qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë, Basha i falënderoi ata për rezistencën dhe tha se kjo ishte një protest madhështore.

Kujtojmë se protesta e sotme u karakterizua edhe me akte të dhunës, ku grupe të ndryshme dëmtuan derën kryesore të kryeministrisë shqiptare. /Lajmi.net/