Përfundon protesta në Prizren, disa të arrestuar

Ka filluar protesta gjithë popullore e paralajmëruar sot në Prizren për dorëheqjen e Kryetarit Ramadan Muja. Marshi ka arritë tek \"Shtëpia e Bardhë.\" Policia ka krijuar një kordon para Komunës.

Lajme

19/03/2014 11:22

E plotësuar (14.12)

Ka përfunduar protesta në Prizren. Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se nëse Kryetari i kësaj Komune, Ramadan Muja kthehet në zyrën e tij në Komunë, ata do të dalin sërish të protestojnë.

E plotësuar (13.42)

Arrestohen disa protestues, vazhdon protesta në Prizren

Deri më tani janë arrestuar disa protestues në Prizren si pasojë e shtyrjeve në mes protestuesve dhe Policisë.

Shtyrjet tashmë kanë filluar të jenë më të shpeshta.

E plotësuar (13.18)

Ka pasur disa shtyrje të vogla në mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve në Prizren. Protestuesit po kërkojnë që  të ulen pranë “Shtëpisë së Bardhë” por një gjë të tillë nuk po lejojnë që të ndodhë Policia.

Tashmë është krijuar edhe një kordon i Njësisë Speciale, andaj protestuesit janë ulur pak më larg se ky kordon, por vazhdimisht po kërkojnë që të afrohen më afër Komunës.

E plotësuar (12.49)

Protestuesit kanë arritur tek ndërtesa e Komunës, e ashtuquajtur “Shtëpia e Bardhë”.

Policia e Kosovës ka krijuar një kordon para ndërtesës së Komunës.

E plotësuar (12.30)

Protestuesit kanë filluar marshin e tyre të paralajmëruar nga “Shadërvani” i qytetit në drejtim të “Shtëpisë së Bardhë.”

Raportohet se numri i protestuesve është në rritje e sipër.

(12:22) 

Një numër i vogël i qytetarëve në Prizren kanë dal në “Shadërvan”, duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit Ramadan Muja.

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta të ndryshme si “Dorëheqja nuk mjafton” dhe të ngjashme.

Sot ishte thirrur protestë gjithëpopullore në orën 12 në qendër të Prizrenit, por momentalisht numri i pjesëmarrësve është i vogël.

Sipas protestuesëve, numri i pjesëmarrësve në protestë pritet të rritet brenda ditës.