Përfundon protesta e serbëve para Gjykatës në veri të Mitrovicës

Ka përfunduar e qetë protesta e serbëve të Mitrovicës.

Lajme

03/12/2018 12:58

Disa serbë janë mbledhur para Gjykatës në Mitrovicë të veriut për të protestuar kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

KALLXO.com se serbët janë mbledhur para Gjykatës rreth gjysmë ore më parë.

Serbët kanë mbajtur edhe gjatë javës së kaluar protesta në shenjë kundërshtimi për taksën e vendosur prej 100% për produktet serbe.

Gjatë ditës, seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës janë mbajtur sipas orarit të planifikuar.

Edhe kjo protestë përfundoi e qetë rreth orës 12:20 .