Përfundon protesta e opozitës me ultimatumin, “dy javë afat për plotësimin e kërkesave”

Protesta e organizuar nga partitë opozitare, ka përfunduar e qetë, me fjalimet e liderëve të VV-së, AAK-së dhe Nisma-s. Protestuesit me pjesëmarrje jo më shumë se 2500 veta, kanë paraqitur disa kërkesa drejtuar qeverisë, dhe kanë dhënë ultimatum që ato të plotësohen brenda dy javësh.

Lajme

18/04/2015 16:48

YouTube player

Lideri i Vetëvendosjes Visa Ymeri e ka nisur fjalimin e tij para protestueseve, që marshin e tyre të nisur nga Gjykata Kushtetuese e kishin ndaluar në sheshin “Skënderbe” duke i pyetur ata nëse ky shtet është i popullit apo i “Hashim Isës”, siç i është drejtuar ai krerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

aa

Ymeri para protestuesve të mbledhur para qeverisë që ishin dukshëm në numër më të vogël se sa dy të mëparshmet të organizuara në fillim të vitit, ka folur me nostalgji për to, duke thënë se ato sollën rezultate, siç ishte ai i shkarkimit të ministrit Aleksandar Jabllanoviq.

3

Ai ka vazhduar duke thënë se si opozitë nuk janë kundër PDK-së dhe LDK, por kundër kapjes së shtetit nga liderët të këtyre partive. “Nuk do të lejojmë që ata të përfitojnë në kurriz të qytetarëve, përmes korrupsionit”.

Protestuesit kanë vendosur dy pankarta brenda objektit të qeverisë, të cilat në vete përmbanin dy harta, që sipas opozitës përshkruajnë copëtimin e Kosovës, përmes enklavizimit.

aa

Para protestuesve ka mbajtur fjalim edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se qeveria i ka kohë 2 javë që të reflektoj karshi kërkesave të protestuesve.

9

Haradinaj ka thënë se sot janë mbledhur për ti thënë jo kapjes së shtetit, korrupsionit.

“Jemi mbledhur për të protestuar për një arsye që qëndron në këto objekte. Kapja e shtetit. Kemi ardhur t’i themi jo institucioneve të kapura në emër të votës. Ti themi jo pushtetit i cili punon  për interesa klanore, jo pushtetit që nuk e dëgjon fjalën e qytetarëve. I themi jo korrupsionit, monopoleve. Kanë dy javë afat institucionet e vendi për që të reflektoj në kërkesat  e tona”, ka thënë Haradinaj.

11

Ndërsa, lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj ka thënë se qytetarët me protestën paqësore treguan kulturë të lartë. Ai tha se pushtetarët po dëshirojnë të mbajnë pushtetin me dhunë.

Limaj gjatë fjalimit të tij, tha se votuesit e partive në pushtet kanë arsye më së shumti për të protestuar, pasi ata janë mashtruar.

“Përkundër fjalëve dhe kërcënimeve nga pushtetarët sot qytetarët treguan se ata janë shteti e këta janë pushtetit. Ati tentojnë që pushtetin ta mbajnë më dhunë.

Jemi bashkuar për ti dhënë stop kësaj keqqeverisje dhe stop kapjes së pushtetit”.

“Sot kemi rrënim të sistemit të drejtësisë. Kushtetua e Kosovës nuk është e Kosovës, ajo është e Enver Hasanit, ai e ndryshon atë kur të dojë dhe si të dojë”, ka thënë Limaj.

11

Protesta e thirrur me moton kundër “kapjes së shtetit”, ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident.

Protestuesit në këtë protestë organizuan edhe aksione simbolike, para Gjykatës Kushtetuese, zyrave të KEDS-it, RTK-së dhe para objektit të Qeverisë së Kosovës.

2

Disa nga kërkesat e protestuesve, për plotësimin e të cilave qeverisë i janë dhënë ishin, dorëheqja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasnai, shkarkimi i ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, ulja e çmimit të energjisë elektrike, dorëheqja e menaxhmentit të RTK-së.

1

Në këtë protestë sipas Policisë së Kosovës ishin mbi 2000 protestues, kurse organizatorët thonë se ishin 20 000 mijë. (lajmi.net)