Përfundon pjesa e parë, sa e gëzuar aq edhe e hidhur për tifozët e Barcës

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Barcelona – Sevilla.

Sport

20/10/2018 21:36

Pas 45 minutave lojë, rezultati shënon 2:0 në favor të Barcelonës.

Golat u realizuan nga Coutinho dhe Lionel Messi.

Me gjithë rezultatin e mirë, tifozët e Barcës nuk mund t’i gëzohen aq kësaj paraqitje pasi janë në pritje të informacioneve rreth lëndimit të yllit të skuadrës, Leo Messi.

Messi pësoi një lëndim në dorë, që e largoi nga fusha e blertë. /Lajmi.net/