Përfundon pjesa e parë, probleme për Argjentinën dhe Messin

Argjentina po barazon ndaj Islandës 1:1 pas pjesës së parë.

Sport

16/06/2018 15:45

Argjentina dhe Islanda kanë mbyllur pjesën e parë të duelit të tyre me rezultat 1:1.

Sergio Aguero kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 19-të.

Por, nuk vonoi shumë dhe Alfred Finnbogason shfrytëzoi një reagim të dobët nga portieri Willy Caballero duke e barazuar rezultatin në minutën e 23-të, përcjell “lajmi.net”.

Lionel Messi është duke u dyfishuar në pothuajse çdo kontakt me topin. /Lajmi.net/