Përfundon pjesa e parë në ndeshjen e “çmendur” Arsenal – Huddersfield

Është mbyllur pjesa e parë në  ndeshjen Arsenal – Huddersfield.

Sport

08/12/2018 16:49

Këto 45 minuta nuk treguan asnjë gol megjithatë shfaqën një ndeshje të “çmendur”, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, pjesa që e bëri interesante këtë pjesë të parë ishte aspekti i kartonëve.

Referi ndau plotë shtatë kartonë të verdhë në vetëm 45 minuta lojë, që bën të tregojë për ashpërsinë dhe dëshirën për fitore.

Mbetet të shihet nëse Huddersfield do të jenë të aftë të mbahen pa pësuar edhe në pjesën e dytë.

Kujtojmë se skuadra e Emery ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme në pjesën e dytë këtë sezon. /Lajmi.net/