Përfundon në burg pasi rrahu bashkëshorten e tij

Në fshatin Hajvali të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme Policia ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Lajme

10/12/2018 10:28

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Hajvali të Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/