Përfundon ndeshja dramatike, Roma – Genoa, me këtë rezultat

Më në fund Roma i është rikthyer fitoreve.

Sport

16/12/2018 22:22

Roma e ka mposhtur Genoan në javën e 16-të në Serie A me rezultat, 3:2.

Mysafirët kaluan në epërsi fillimisht me anë të Krzysztof Piatek, që realizoi gol në minutën e 17’, ndërsa romakët e barazuan rezultatin me anë të Federico Fazio (31’), raporton “lajmi.net”.

Genoa e riktheu epërsinë me anë të Hiljemark (33’), por që Roma e barazoi përsëri rezultatin, tani me golin e Justin Kluivert (45’).

Romakët kaluan për herë të parë në epërsi në ndeshje me golin e realizuar nga Bryan Cristante, që e realizoi në minutën e 59’, e që doli të jetë vendimtar në fund.

Pas kësaj fitoreje, Roma gjendet në vendin e gjashtë me 24 pikë, dy më pak se Milan që është në vendin e katërt, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/