Përfundon misionin komandanti i KFOR-it, italiani Farina (Video)

Komandanti i KFOR-it, gjeneral Salvatore Farina ka përfunduar detyrën e tij të misionit në Kosovë. Ministri i FSK-së, Agim Çeku e vlerësoi lartë kontributin e tij, duke i dhënë edhe medaljen “shërbimi i shquar”.

Lajme

01/09/2014 14:06

Komandanti i KFOR-it, gjeneral italian Salvatore Farina ka kryer sot me sukses punën e tij, sipas zyrtarëve të lartë të FSK-së.

Nën praninë e ministrit të punëve të brendshme, Bajram Rexhepit, ministrit të FSK-së Agim Çekut dhe figurave tjera të rëndësishme për sigurinë në vend, u vlerësua dhe u çmua puna e tij për kohës sa udhëhoqi KFOR-in në Kosovë.

Agim Çeku, ministër i FSK-së, lavdëroi kolegun Farina, duke thënë se puna dhe përkushtimi i tij i plotë kanë treguar se ai është mik i vërtetë dhe i sinqertë i Kosovës.

“Jemi këtu t’i themi lamtumirë gjeneral komandantit Salvatore Farina dhe kolegut të respektuar dhe profesional, përfaqësuesit shembullor të forcave italiane. Me punën e tij të devotshme dhe përkushtimin e tij të plotë gjeneral Farina ka treguar që ai është një mik i vërtetë dhe i sinqertë i Kosovës dhe popullit tonë”.

“Ne po e ndërtojmë shtetin tonë bazuar në vlera demokratike dhe perëndimore dhe dëshirojmë të jemi pjesë e pandashme e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

Ministri falënderoi Farinën për siç tha, mbështetjen e dhënë për vendin tonë, duke thënë se e vlerëson mbështetjen, aftësitë dhe lidershipin sinqeritetin, miqësinë dhe vizionin e tij.

“Kudo që të ju dërgon misioni i ardhshëm në jetë, ju jeni gjithmonë të mirëseardhur në Kosovë. Kosova është dhe do të mbetet edhe shtëpia juaj”.

Pas përfundimit të fjalimit nga ana e ministrit Çeku, nuk mungoi as dhurata për Farinën, e bashkëngjitur me vendimin e ministrisë së tij për t’ia dhënë italianit medaljen “shërbimi i shquar”. Medalje e cila i ndahet atij për mbështetjen e tij gjatë shërbimit të misionit të KFOR-it.

Në fjalët e tij përshëndetëse, gjeneral major Salvatore Farina, tha se ndihej paksa i emocionuar që po ikë. Por, potencoi se ndihej krenarë me punën e KFOR-it dhe FSK-së.

“Ky është një pranim i punës së madhe nga ushtarët e KFOR-it dhe FSK-së”.

“Isha i bekuar të isha koka dhe, të udhëhiqja një forcë profesionale, të njëjtën kohë isha i privilegjuar që të punoja pjesë për pjesë me një staf të madh militantësh profesional, liderësh politik, e ushtarësh të rinj të cilët i kam përballë”.

“Kam udhëtuar gjithandej nëpër Kosovë gjatë këtij viti dhe kam parë progres në secilin cep”.

“KFOR-i mbështet të gjitha institucionet që ta promovojnë stabilitetin, solidaritetin dhe progresin në Kosovë që i përgjigjet dy fjalëve që përfaqësojnë moton time, moton e KFOR-it ‘Më shumë së bashku’”.

“Në të vërtetë, ne bëmë më shumë, dhe shpresoj se në një të ardhme do të bëhemi edhe më shumë se që jemi”.

Po ashtu, gjenerali Farina u shpërndau monedhën e tij personale për udhëheqësit e lartë të FSK-së.