Përfundon mbledhja e VV-së, shpallen zgjedhjet e brendshme

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka përfunduar pas shumë diskutimeve që kanë nisur nga ora 11:30.

Lajme

17/12/2017 16:52

 

Hydajet Hyseni krytar i këtij këshilli deklaroi se mbledhja ka shkaur në mënyrë shumë të rregullt, dhe janë shpallur zgjedhjet për kryetar të VV-së.

“Këshilli i VV-së mbajti mbledhjen e radhës, në një kontekst jo krejt të zakonshëm, por ishte mbledhje e rregullt në përputhje me statutin e Vetëvendosjes. U vendos si ka qenë e deklaruar të shpallen zgjedhjet e rregullta për kryetar të VV-së. Një obligim që ka qenë edhe me statutin pasi në shkurt i skadon mandate kryetarit të deritashëm”, tha Hyseni.

Ai theksoi se ka ndodhur edhe më herët që mbledhjet të mbahen pa pjesëmarrjen e kryetarit.

E sekretari i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi ka deklaruar se asnjë nga delegatët nuk ka votuar kundër zgjedhjeve.

“Asnëj delegat s’ka qenë kundër për zgjedhjet. Vendimet janë marrë në procedurë të rregullt. VV-ja i është kthyer normalitetit dhe na mbetet që neve t’i kryejmë punët tona dhe në afatin e paraparë në fundin e shkurtit VV ta ketë edde kryetarin e ri”, deklaroi Ismajl Kurteshi.

Asnjëri nga këta dy zyrtarë nuk ka pranuar të flas për ndonjë përçarje eventuale.

Në këtë mbledhje u lexua edhe një letër të cilën Albin Kurti e dërgoi nga burgu, e ku u tha se “asnjë aktivist i VV-së nuk është i pazëvendësueshëm”. /Lajmi.net/