Përfundon mbledhja e LDK-së, nuk ka emra për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka marr vendim për emrin e kandidatit në komunën e Prishtinës.

Lajme

15/08/2017 19:32

Edhe pse mbledhja e kryesisë së kësaj partie zgjati rreth dy orë përfundoi pa ndonjë rezultat, raporton lajmi.net.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se  ende nuk ka ndonjë vendim.

“Diskutuam për profile të ndryshme të kandidatëve ku përmendëm edhe emra. Diskutuam për ata kandidatë që janë të duhur për Prishtinën. Edhe nesër do të kemi takim me strukturat në Prizren”, ka thënë mes tjerash Mustafa.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor të po këtij viti./Lajmi.net/