Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve. Ja çfarë u vendos për Saimir Tahirin

Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e këshillit të mandateve, ku është diskutuar për raportin përfundimtar, për heqjen ose jo të imunitetit të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Lajme

21/10/2017 18:41

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga Syri.net, në Kuvend do të shkojnë dy raporte. Socialistët do të kërkojnë në Kuvend, që Saimir Tahiri të hetohet por ndaj tij gjithashtu të ketë dhe kontroll banese dhe kontroll personal, por jo heqje imunitei dhe arrestim.

Ndërkohë që PD, do të shkojë në Kuvend, me propozimin e prokurorisë së krimeve të rënda, për heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e Tahirit.

Të dy raportet do të hidhen në votë në Kuvend.