Përfundon marshi në Prizren

Dhjetëra protestues kanë përfunduar marshin e nisur nga shatërvani i Prizrenit drejt ndërtesës së Komunës, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja.

Lajme

24/03/2014 12:59

Protesta ka përfunduar pasi që atyre i’u është thënë se në Komunë nuk gjendet askush.

Në këtë mënyrë protestuesit janë shpërndarë të qetë duke thënë se shpresojnë në shkarkimin e Mujes gjatë kësaj jave.

Lirim Krasniqi, një nga protestuesit i’u ka drejtuar qytetareve ku ka kërkuar të protestojnë deri në shkarkimin e Mujes.

Ai ka thënë se, kryetarit Muja po i bën presion kryeministri Hashim Thaçi, i cili nuk po e lë të jap dorëheqje, raporton Kosovapress.

Protestuesit e kanë akuzuar Mujen se po e mban peng komunën e cila sipas tyre do të duhej të ishte e qytetareve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, javën e kaluar është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet, me kusht, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.