Përfundon finalja, Prishtina fituese e Kupës

Skuadra e Prishtinës e ka fituar Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.

Sport

28/05/2016 18:00

Prishtina e ka përmbysur rezultatin ndaj Dritës, për ta fituar Kupën e Kosovës.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1:2 në të mirë të kryeqytetasve, shkruan Lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi 1:0 të Dritës, me golin e shënuar nga Sejdiu në minutën  e 30-të.

Por, dy gola nga Khalid në minutat 70 dhe 76, ia dhuruan këtë trofe Prishtinës, e cila do të garojë në Europa Ligë pas këtij triumfi.