Përfundon emisionin, Marina me Getin ‘arratiset’ për pushime

Për disa muaj rresht, Marina ka drejtuar emisionin "C'est La Vie", i cili tashmë ka përfunduar.

ShowBiz

21/01/2018 09:25

E para se të fillojë punën rreth ndonjë projekti të ri, moderatorja ka shfrytëzuar këtë kohë të udhëtojë për pushime, shkruan lajmi.net.

Ajo bashkë me Getin dhe motrën e mbesat e saj, po qëndrojnë në Bruksel nga ku edhe po sjellin imazhe në rrjete sociale.

“Me shpirtat e mi”, ka qenë mbishkrimi që Marina i ka lënë njërës fotografi ku shihen të gjithë së bashku, padyshim përkrah saj ishte bashkëshorti i saj, Geti.

Ajo që mungonte për ta plotësuar këtë portret familjar ishte Luana, e cila në bazë të postimeve në rrjete sociale, supozohet që është në Prishtinë. /Lajmi.net/

My fam❤️ #sister #nieces @liravjollca @jori_paloka @kledisapaloka @klevipaloka

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on