Përfundon edhe për Prishtinën aventura evropiane (VIDEO)

Ka përfunduar që në raundin e parë aventura evropiane për Prishtinën.

Sport

06/07/2017 21:47

Kryeqytetasit janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për Ligën e Evropës nga Norrkopingu.

Suedezët kanë arritur ta fitojnë 1:0 ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin ‘Adem Jashari’.

Golin e vetëm e shënoi Andersson në minutën e 71-të.

Kujtojmë se Norrkoping e ka fituar edhe përballjen e parë ndaj Prishtinës, me rezultat 5:0./Lajmi.net/


Sebastian Andersson GOAL HD – Prishtina (Kos) 0… by 87taras