Përfundon darka në rezidencën e Pacollit

Ka përfunduar darka e zyrtarëve të lartë të Qeverisë, të cilët ishin mbledhur në një takim të përbashkët-por jo në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme

04/02/2018 22:18

Pjesë e kësaj darke (pa kravata) apo joformale, ishin edhe presidenti Hashim Thaçi si dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, por jo edhe Fatmir Limaj me ministrat e tij.

Kjo darkë nga kabineti qeveritar u tha se është jo formale.

U raportuar se në këtë takim është arritur një marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit, por që një gjë e tillë nuk është zyrtarizuar./Lajmi.net/