Përfundon aventura e 16-vjeçares shqiptare, tregon se kush e shtyri të largohet

Gjendet në Sarandë 16-vjeçarja Gazia Kazija, e cila rezultonte e zhdukur që prej 16 majit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se vajza nga Sukthi i Durrësit është vetëdorëzuar në Komisariatin e Sarandës, ku deklaroi se ishte larguar me dëshirë nga banesa.

Lajme

30/05/2016 10:33

“Në vijim të njoftimit të datës 18.05.2016, ku bëhet me dije se, më datë 17.05.2016, rreth orës 05:30, është larguar nga banesa shtetësia G.K. 17 vjeçe. Ju njoftojmë se, më datë 29.05.2016, shtetësia e mësipërme është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Shtetësia G.K. deklaron se ishte larguar me dëshirë nga banesa. Nga ana e Efektivave të Policisë vijon marrja në pyetje për të sqaruar të gjithë intenerarin e lëvizjes gjatë këtyre ditëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Pas denoncimit të prindërve të vajzës, e cila kishte lënë një letër në banesë ku shkruante se po largohej me të dashurin që kishte njohur në “Facebook”, policia identifikoi djalin me të cilin ishte larguar Gazije Kazija,

“Panorama” shkruante sot se policia dërgoi agjentë të posaçëm në dy qytetet bregdetare: Sarandë dhe Vlorë, pasi kishte informacione se “çifti” i arratisur ndodhej në Jug të vendit.

Adoleshentja u largua në mesnatën e 17 majit nga banesa, pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Në momentin që ka lënë shtëpinë, 16-vjeçarja kishte shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në “Facebook”. Personi në fjalë dyshohet të jetë një banor i zonës (djalë mbi 20 vjeç), por për arsye hetimore, policia nuk jep identitetin e tij.