Përfundojnë tri ndeshje në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

Janë zhvilluar edhe tri ndeshje tjera në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

24/11/2018 15:35

Skuadra e Lirisë, ka arritur të mposht në udhëtim 0-3 të rinjtë e Kek-ut.

Gjeraj, Memaj dhe Karahoda kanë shënuar për Lirinë.

Fitore të rëndësishme këtë xhiro ka shënuar edhe Llapi, që ka mposhtur Flamurtarin 0-1, me golin e shënuar nga Behar Maliqi.

Pikë të plota këtë xhiro ka marrë edhe Ballkani i Therandës, që arriti të fitojë 4:1 ndaj Gjilanit./Lajmi.net/