Përfundojnë në vendin e 14-të, të gjithë lojtarët në shitje

Janë disa mënyra se si klubet reagojnë ndaj rezultateve të dobëta nga ekipi gjatë sezonit.

Sport

31/05/2016 22:22

Disa si Manchester United e shkarkojnë menaxherin e tyre dy ditë pas titullit të fituar në FA Cup.

Të tjera si Aston Villa emërojnë dhe shkarkojnë anëtarë të bordit brenda javës.

Por, klubi meksikan Club Tijuana, e ka vënë në shitje gjithë skuadrën, pasi e përfunduan sezonin në vendin e 14-të, shkruan BBC Sports.

Në këtë ekip luan edhe braziliani Juninho dhe drejtohet nga ish përzgjedhësi i Meksikës Miguel Herrera, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.