Përfundojnë ndeshjet gjysmëfinale, këto skuadra i afrohen finales së Kupës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Sport

27/04/2016 17:26

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë shënuar fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Bardhekaltrit e mposhtën Llapin në kryeqytet me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Armend Thaçi dhe Labinot Osmani  (2).

Ndërsa, Trepça ’89 ka fituar 1:0 ndaj Dritës në Mitrovicë. Fiton Hajdari e shënoi golin e fitores në minutat shtesë.