Përfundojnë hetimet, dënime shokuese për Khabib dhe McGregor – Lajmi.net
Përfundojnë hetimet, dënime shokuese për Khabib dhe McGregor
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 9:49, 12 October 2018
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor janë në rrezik të madh.

Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas (NSAC) do t’i suspendojë kampionin Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor duke filluar nga e hëna.

Një seancë dëgjimore do të përcaktojë nëse do të bëhet fjalë për dënim të përjetshëm nga sporti i arteve marciale.

Të dy do të suspendohen më 15 tetor, në pritje të seancës dëgjimore më datën 24, raporton “ESPN”, përcjell “lajmi.net”.

Shkalla e dënimit do të varet nga seanca dëgjimore mirëpo në skenarin më të keq Khabib dhe McGregor mund të dënohen përgjithmonë nga UFC.

Ata të dy janë nën hetime nga NSAC pas përleshjeve pas ballafaqimit të tyre të fituar nga rusi në Las Vegas. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO