Përfundojnë bisedimet pa marrëveshje

Në Bruksel kanë përfunduar bisedimet midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Alkdansar Vuçiq. Ky i fundit sapo ka deklaruar për mediat në Bruksel se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Lajme

23/06/2015 19:43

Ai ka thënë se bisedimet kanë qenë shumë të vështira dhe se do të vazhdojnë pas disa ditësh, raporton Evropa e Lirë.

Vuçiq ka thënë se është shënuar përparim vetëm për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri.