Përfundoi protesta e VMRO-DPMNE-së para Ministrisë së Drejtësisë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vladko Gjorgjiev, sapo bëri thirrje që të përfundojë protesta dhe të gjithë njerëzit e tubuar para Ministrisë së Drejtësisë të kthen në shtëpi  për momentit pasi protesta do të vazhdojë nesër përsëri.

Lajme

29/11/2017 19:24

Gjorgjiev në emër të VMRO-së u bëri thirrje të gjithëve që nesër përsëri të dalin në rrugë i cili theksoi se ky është vetëm fillimi dhe protestat do të vazdhojnë, siç tha ai, deri sa të arrihet qëllimi i tyre.

Protesta e nesërme do të fillojë në ora 18.00 para Gjykatës penale.

Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së kanë filluar të protestojnë para Minsitrisë së Drejtësisë në shenjë mbështetje për të arrestuarit e lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Kordoni i policisë është pozicionuar para godinës së Ministrisë. Në protestë janë të pranishëm funksionar të lartë të partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe vet kreu i kësaj partie, Nikolla Gruevski.

Antonio Milosheveski ishte i pari që u ngjit në foltore i cili apeloi deri te Prokuroria dhe Ministria e drejtësisë që ta ri-mendojnë dhe të bëjnë ndarje mes njerëzve  sepse sipas tij njerëz të pafajshëm janë arrestuar.