Përfundoi mbledhja e kryesisë, Thaçi tash në darkë me kryetarët e degëve të PDK-së (Video)

Ka përfunduar mbledhjen kryesia e PDK-së. Në fillim dolën disa nga anëtarët e tjerë të kryesisë, të cilët nuk u deklaruan për media.Por personi që foli ishte vetën kryetari i partisë, Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

Lajme

25/02/2016 20:56

Thaçi tha se në mbledhjen e vet, kryesia e partisë është konsultuar lidhur me zhvillimet e nesërme.

“Pas konsultave  do të përgjigjemi për festën e nesërme”, tha Thaçi para medieve, raporton lajmi.net.

Duke iu referuar mundësisë që ai të zgjidhet nesër president i republikës, Thaçi tha se  ka  interesim të qytetarëve që të festojnë.

“Është e drejtë  festa por edhe protesta”, u shpreh ai.

Sipas kryetarit aktual të PDK-së, ai  do takohet edhe me kryetarët e degëve  të partisë nëpër komuna.

Ai tha se me kryetarët e degëve të partisë nëpër komuna, Këshillin Drejtues dhe deputetët, do të ketë sonte një darkë, në mënyrë që t’i përgjigjen me gjakftohtësi ditës së nesërme.

“Dhe pas takimit do të kemi përgjigje. Do jemi gjakftohtë në gjithçka”, u shpreh ai.

Thaçi deklaroi se duhet t’i tregojmë botës se ne festojmë dhe protestojmë në të njëjtën kohë./lajmi.net