Përfundoi ‘Kafeneja Jonë’

Seriali më i shikuar në Kosovë, “Kafeneja Jonë”, i ka dhënë fund eksperiencës së tij disavjeçare, pasi u transmetua episodi i fundit mbrëmë. I njohur edhe si “Te Oki”, seriali ka qenë ndër më të shikuarit prej lansimit të tij, në vitin 2005, ndërsa të hënën e pati episodin e 336-të dhe të fundit. Fundi…

ShowBiz

10/12/2013 10:00

Seriali më i shikuar në Kosovë, “Kafeneja Jonë”, i ka dhënë fund eksperiencës së tij disavjeçare, pasi u transmetua episodi i fundit mbrëmë.

I njohur edhe si “Te Oki”, seriali ka qenë ndër më të shikuarit prej lansimit të tij, në vitin 2005, ndërsa të hënën e pati episodin e 336-të dhe të fundit. Fundi i këtij seriali komik i ka pikëlluar jo vetëm admiruesit e shumtë të tij, por edhe aktorët.

Naser Rafuna, i njohur me rolin e ‘Meles’ në këtë projekt televiziv, javë më parë e ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për t’i shprehur falënderimet për të gjithë ata që e kanë përcjellë serialin.

“Përfundoj seriali ‘Kafeneja Jone’, me 9 dhjetor emetohet episodi 336 në RTK, pra episodi i fundit. Ju falënderojmë që na keni përcjell dhe pëlqyer, të gjithë ju miq të dashur. Thanks nga ekipi ynë”, kishte shkruar Rafuna. “Faleminderit”, ka qenë ‘porosia’ e Fatmir Spahiut, në një postim të bërë mbrëmë në Facebook, të fotografisë së stafit të ‘Kafeneja e Jonë’.