Përfundimtare: PDK-ja bën thirrje për votimin e Arban Abrashit

Bujar Cakolli, sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë dhe zëvendësministër i Inovacionit, sërish sot ka dalë në mbështetje të Arban Abrashit, kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Lajme

17/11/2017 12:15

Cakolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook kryetarin aktual dhe kandidatin e VV-së, Shpend Ahmeti e ka quajtur “hajn dhe rrenc”.

Sipas tij, Prishtina ka nevojë për një kryetar tjetër.

“Historia e “rrëshqitjes” morale të Shpend Ahmetit nuk është e re, nga koha kur është zgjedhur kryetar i Prishtinës, gjithë koncepti i tij qeverisës është ndërtuar mbi mashtrime, hajni, nepotizëm dhe çka jo tjetër! Nuk fillon e mbaron as me punësime familjare e partiake, as me jahtin, e as me dhënie te tenderëve miqve të tij!”, shkruan Cakolli, transmeton lajmi.net.

Këtë postim të Cakollit e ka pëlqyer edhe figura tjera të rëndësishme të PDK-së në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Prishtina ka nevojë për një kryetar tjetër.

Kryetari i tanishëm edhe hajn edhe rrenc!

Shpend Ahmeti është shndërruar në simbol të shkeljeve dhe sinonim i drejtuesit që nuk përfaqëson qytetarët, por agjenda tjera që ai dhe bashkëpartiakët e tij dijnë t’i projektojnë.

Historia e “rrëshqitjes” morale të Shpend Ahmetit nuk është e re, nga koha kur është zgjedhur kryetar i Prishtinës, gjithë koncepti i tij qeverisës është ndërtuar mbi mashtrime, hajni, nepotizëm dhe çka jo tjetër! Nuk fillon e mbaron as me punësime familjare e partiake, as me jahtin, e as me dhënie te tenderëve miqve të tij!

I vendosur në shërbim të rrjetit kriminal të Vetëvendosjes, duke mos pasur asnjë argument që e dëshmon të kundërtën, Shpend Ahmeti gjithmonë fshihet pas përmendjes së ankesave dhe akuzave ndaj nivelit qendror, duke shpresuar se kështu mund të vazhdojë ta fsheh edhe ndonjë ditë të vërtetën prej publikut.

Kjo rishfaq pamoralitetin e skajshëm politik të tij që qëllim të vetëm ka keqpërdorimin e pushtetit dhe degradimin e tij, në shërbim të kastës së vet, ashtu siç e bëri këto katër vite.

Prishtina meriton të jetë ndryshe!