Përfundon takimi te Presidentja, ky është qëndrimi i Haradinajt (Foto/Video)

Takimi i thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza ka përfunduar pa ndonjë sukses.

Lajme

08/02/2016 10:42

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i vetmi nga opozita që pranoi të ulej në një tryezë me Isa Mustafën e Hashim Thaçin, pas takimit ka thënë se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se opozita është e bashkuar, duke dashur të dematojë zërat për përçarje të bllokut VV-AAK-Nisma, të cilët dolën dje pas qëndrimit jounifikues për pjesmarrjen e këtyre tri partive në këtë takim.

Haradinaj, tha po ashtu se kërkesa e tij dhe e opozitës është edhe zgjedhja e presidentit që të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

YouTube player

Haradinaj para numrit të madh të gazetarëve ka thënë se ai ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit, pasi sipas tij, kjo qeveri e ka kapur shtetin.

Ai ka dalur nga takimi i pari, dhe i pyetur nëse e kishte lëshuar atë para kohe, Haradinaj ka thënë se me gjasë edhe të tjerët e përfunduan atë. /lajmi.net

2