Përfshihet nga zjarri kolektori në autostradën Ibrahim Rugova

Policia raporton se në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht afër fshatit Mazgit, në rrethana akoma të panjohura, është përfshirë nga zjarri një gyp kolektor i ujit atmosferik, i cili gjendet në autostradë.

Lajme

13/12/2015 13:39

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin, raporton lajmi.net.

Policia e Kosovës nuk raporton për të arrestuar për këtë incident./lajmi.net