Performanca magjike e Dua Lipës në skenën e “Grammy Awards” – Lajmi.net
Performanca magjike e Dua Lipës në skenën e “Grammy Awards”
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 10:22, 11 February 2019
Foto: Robyn Beck / AF
Dua Lipa ka dhuruar performancë madhështore në skenën e ceremonisë "Grammy Awards".

Dua Lipa ka arritur suksesin më të madh në karrierën e saj, duke fituar dy çmime “Grammy”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja njëherësh bëhet shqiptarja e parë që fiton çmim në këtë event prestigjioz, ku garonin yjet më të mëdhenj të industrisë së muzikës.

Përveç se është shpërblyer me çmime në kategorinë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, Dua ka dhuruar performancë magjike në këtë skenë.

Në mesin e shumë artistëve që performuan në skenën e “Grammy Awards”, ajo e Duas është listuar ndër më të mirat.

Për më shumë, shikojeni në videon e mëposhtme paraqitjen e Duas në këtë skenë gjigante. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO