Performanca madhështore e Dua Lipës në “Billboard Music Awards”

Mbrëmë në Las Vegas u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve "Billboard Music Awards".

ShowBiz

21/05/2018 09:20

Të pranishme në këtë ceremoni ishin edhe dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, shkruan lajmi.net.

Krahas paraqitjes në tapetin e kuq, komentohet shumë edhe performanca që një artist realizon gjatë kësaj ceremonie.

Dua Lipa ka arritur të krijojë shou të vërtetë kur në skenë u shfaq bashkë me valltaret për të performuar hitin e saj “New Rules”, si çdo herë me shumë energji.

Ashtu sikurse gjatë parakalimit në çilimin e kuq, edhe në skenë Dua kishte zgjedhur të vishet me fustan ngjyrë vjollcë, në të cilin zbulonte këmbët seksi. /Lajmi.net/

Billboard Music Awards @dualipa #lasvegas #bbmas

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on