Performanca e Rita Orës në “Bambi Awards”

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora këto ditë ka qenë shumë e angazhuar në eventet më me nam.

ShowBiz

18/11/2017 11:15

Pas pjesëmarrjes në “MTV Europe Music Awards”, ku këngëtarja ishte nikoqire e ceremonisë, ajo mori pjesë edhe në “Bambi Awards”, shkruan lajmi.net.

Rita u komentua shumë në lidhje me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, ku për dallim nga “MTV EMA”, kësaj radhe ajo u shfaq shumë elegante.

Këngëtarja gjithashtu ka performuar hitin e saj të fundit “Anywhere” ku u shfaq me një performancë të zjarrtë me shumë energji në skenë.

Kujtojmë që kënga “Anywhere” e publikuar një muaj më parë ka marrë mbi 14 milionë shikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

Germany ?? Anywhere live. Thank you For having me ?

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on