Përforcohet FC Prishtina

Skuadra e Prishtinës duket se nuk është e kënaqur me sulmuesit e saj. Ndeshja e fundit e bardh e kaltërve nuk shkoi më së miri, me sulmuesit Jasharoski dhe Khalid që lëshuan raste të panumërta.

Sport

15/08/2018 16:15

Blerja e re e skuadrës nënkampione është Marjo Morina. Morina është 25 vjecar dhe sezonin e fundit ka luajtur në kategorinë superiore të Shqipërisë.

Në total, sulmuesi ka 131 paraqitje në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, me 26 gola dhe me 37 ndeshje e 14 gola në kategorinë e parë.

Nga statistikat e frikshme që ka pasur Morina në kampionatin shqiptar, në vitin 2017-2018 kishte përfunduar në kategorinë e parë dhe Marjo me trajnerin Josa që e njeh shumë mirë, do të provoj t’i rikthehet lavdisë së tij duke i harruar problemet personale që ka pasur së fundi.