Përforcimi i verës Interit i vjen nga Bayern Munich (FOTO)

Mesfushori i Bayern Munich, Renato Sanches është një nga objektivat e Interit për sezonin e ardhshëm.

Sport

08/05/2017 20:42

19-vjeçari me ardhjen e Carlo Ancelottit në krye të bavarezëve nuk është aktivizuar shumë gjatë këtij sezonin dhe kjo është arsyeja që mund ta çojë futbollistin drejt Serisë A gjatë merkatos së verës.

Zikaltrit kërkojnë përforcime në repartin e mesfushës dhe portugezi falë karakteristikave që ka është një alternativë e mundshme për italianët.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6