Përforcimi i ri vjen për teste mjekësore në Man Utd (FOTO)

Manchester United është afër zyrtarizimit të një përforcimi të ri.

Merkato

14/06/2017 11:59

Mbrojtësi i Benficas, Victor Lindelof ka mbërritur në qendrën stërvitore të Manchester United, për të kompletuar transferimin në Old Trafford.

Klubi nga Premierliga ka konfirmuar marrëveshjen me suedezin me vlerë prej 30 milionë funte.

Lindelof, së shpejti do të nënshkruajë kontratë me Manchester United. /Lajmi.net/