Përforcimi i ri vjen për teste mjekësore në Juventus (FOTO)

Juventus është afër zyrtarizimit të një përforcimi të ri.

Merkato

19/01/2017 11:19

Mesfushori i talentuar i Ascolit, Riccardo Orsolini është duke zhvilluar teste mjekësore në Torino para transferimit në Juventus.

Kampioni i Serie A ka njoftuar se Orsolini ka mbërritur në klub për të finalizuar transferimin nga Ascoli.

19-vjeçari është fotografuar në qendrën mjekësore të Juventusit, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të nënshkruajë me Juventusin por do të mbetet në Ascoli për ta përfunduar pjesën e mbetur të sezonit në formë të huazimit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6