Përforcimi i ri vjen për teste mjekësore në Inter, transferohet në Milan (FOTO)

Milan pret një përforcim të ri nga Borussia Dortmund.

Merkato

22/08/2017 07:21

Milan është i gatshëm për një tjetër përforcim të befasishëm gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Futbollisti i Borussia Dortmund, Emre Mor ka mbërritur ditë më parë për teste mjekësore në Inter.

Por, mediat turke tani raportojnë se ai është afër transferimit te skuadra rivale e qytetit, Milan, përcjell “lajmi.net”.

Një mosmarrëveshje me Interin i ka hapur rrugë Milanit që ta tentojë blerjen e tij në formë të huazimit me mundësi të qëndrimit afatgjatë pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/