Përforcimi i ri nga Barcelona kushton 90 milionë euro (FOTO)

Borussia Dortmund kërkon çmim të lartë për shitjen e Ousmane Dembele.

Sport

21/06/2017 07:15

Borussia Dortmund kërkon 90 milionë euro për shitjen e yllit të ri, Ousmane Dembele.

“Mundo Deportivo” konfirmon interesimin e klubit katalan për transferimin e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, arritja e marrëveshjes me Borussia Dortmundin nuk do të jetë aspak e lehtë.

Klubi nga Bundesliga thuhet se nuk do ta konsiderojë shitjen e tij për një ofertë prej më pak se 90 milionë euro. /Lajmi.net/