Përforcimi i ri i Milanit ka ofertë nga Kina

“Gazzetta dello Sport” raporton se një klub nga Kina – pa iu bërë të ditur emri – ka paraqitur ofertë për transferimin e tij.

Merkato

13/01/2018 10:41

Lucas Biglia ka ofertë për largim nga Milan.

Mesfushori erdhi si përforcim i ri gjatë verës së vitit të kaluar nga Lazio.

Por, ai nuk ka arritur të lë gjurmë te skuadra nga San Siro.

“Gazzetta dello Sport” raporton se një klub nga Kina – pa iu bërë të ditur emri – ka paraqitur ofertë për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Tani, Milan duhet të vendosë nëse dëshiron ta refuzojë ofertën apo ta shesë Biglian për të financuar blerje të reja në San Siro. /Lajmi.net/