Përforcimi i ri i Man Utd kushton 100 milionë euro (FOTO)

Manchester United është i gatshëm të realizojë një përforcim të madh.

Merkato

24/05/2017 07:11

Antoine Griezmann është gjithnjë e më afër transferimit në Manchester United.

Sulmuesi i Atletico Madridit ka pranuar se mund të nënshkruajë me klubin nga Old Trafford.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, Griezmannit i është bërë gati kontratë me vlerë prej 14 milionë euro në stinor. /Lajmi.net/