Përforcimi i ri i Juventusit merr ofertë nga Bundesliga

Mattia Caldara vazhdon të zgjojë interesim edhe pas transferimit në Juventus.

Sport

20/07/2018 07:17

Mattia Caldara u prezantua zyrtarisht nga Juventus si një prej përforcimeve të këtij afati kalimtar të verës.

Por, kjo prapë nuk ka heshtur interesimin për blerjen e tij.

Borussia Dortmund ka ofruar 35 milionë euro dhe 5 milionë euro të tjera në bonuse për transferimin e tij, raporton Gianluca di Marzio, përcjell “lajmi.net”.

Caldara u rikthye në Juventus pas periudhës së suksesshme të huazimit në Atalanta. /Lajmi.net/