Përforcimi i madh largohet nga Milan?

Ricardo Rodriguez ka oferta për largim nga Milan.

Sport

24/05/2018 12:17

Nuk është vetëm interisti Dalbert në listën e merkatos së Borussia Dortmundit për sezonin e ardhshëm.

Gjermanët, në fakt, kanë shfaqur interes edhe për milanistin Ricardo Rodriguez.

Zvicerani e njeh shumë mirë Bundesligën, pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Wolfsburgut.

25-vjeçari shihet si përforcimi ideal për krahun e majtë të mbrojtjes te verdhezinjtë.

Të dyja skuadrat milaneze do të pranonin t’i linin të lirë mbrojtësit e tyre për një shifër të kënaqshme në mënyrë që të rregullojnë bilancet e tyre, sidomos kuqezinjtë, të cilët nuk i kanë aspak punët mirë me financat.