Përforcimi i madh i Milanit kushton 60 milionë euro

Milan insiston në përpjekje për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani. Por, klubi francez kërkon 60 milionë euro për shitjen e tij.

Sport

23/06/2015 14:29

Milan nuk dorëzohet dhe vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Edhe pse menaxheri i yllit uruguaian mohoi mundësinë që klienti i tij të transferohet në Serie A, “Rossonerët” ende janë pas tij.

Por, ekziston një problem. Klubi francez kërkon 60 milionë euro për shitjen e tij, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.