Përforcimi i fundit i Interit vjen nga Premierliga (FOTO)

Moussa Sissoko drejt transferimit në Inter.

Merkato

30/08/2017 07:19

Inter provon ta përforcojë mesfushën dhe vazhdon të punojë rreth transferimit të Moussa Sissoko nga Tottenham.

Mediat italiane raportojnë se klubi londinez është i gatshëm të negociojë për largimin e Sissokos tek skuadra nga Serie A.

Kurse, Tottenham po ashtu kërkon 5 milionë euro për huazimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Ndërsa, Inter duhet të paguajë 25 milionë euro nëse vendos ta blejë në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/