Përforcimi i ëndrrave në Milan vjen nga Dortmund (FOTO)

Milan është i interesuar për një përforcim të madh.

Merkato

20/01/2017 09:19

Milan është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Reprezentuesi i Gabonit vlerësohet nga Dortmund në së paku 70 milionë euro, ndërsa kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Manchester City e Manchester United.

Por, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se në rast të shitjes së Carlos Baccas gjatë verës, Milan do ta ketë më të lehtë t’i grumbullojë paratë për blerjen e Aubameyang, përcjell “lajmi.net”.

Aubameyang ishte futbollist i Milanit në vitet e para të karrierës së tij por u largua nga San Siro pasi nuk bindi me talentin e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6