Përforcimi i Arsenalit nga Monaco kushton 50 milionë euro (FOTO)

.

Sport

25/07/2017 16:19

Arsenali do të jetë skuadra e radhës nga Premierliga që do të përforcohet nga Monaco.

‘The Sun’ shkruan se ‘Gunners’ janë pranë arritjes së marrëveshjes me Monacon për anësorin Thomas Lemar, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Francës deri tani ka refuzuar dy oferta për Lemarin, por oferta që së fundi i ka dërguar skuadra nga Londra, del të jetë bindëse.

Arsenali do t’i paguajë 50 milionë euro Monacos për Lemarin.

Këtë verë Monaco ka shitur edhe lojtarë tjerë në Premierligë, si Bakayoko te Chelsea, dhe Mendy e Silva te Manchester City./Lajmi.net/